Në orët e mbrëmjes së datës 01. 06. 2015, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije , efektivat e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të detajuar për lëndë narkotike në vijën e dytë kanë futur për kontroll një automjet .
Drejtuesi i automjetit porsa ka hapur krahun, ka zbritur nga makina dhe menjëherë është larguar me vrap në drejtim të kufirit jeshil me palën greke.

Nga kontrolli i imtësishëm tek ura ngritëse të automjetit furgon tip “Benz” me targë AA 718 KK, që drejtohej nga shtetasi Genci Koraqe, 45 vjeç, banues në Çiflik, Berat, rezultoi se në shasinë e automjetit (dopjo dysheme) ishin të fshehura 15 pako të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar si mariuanë , me peshë totale 18 Kilogramë.


Materialet në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












