Rritja me 7% e pagës për punonjësit e Policisë së Burgjeve ka sjellë reagimet e para. Kryetari i Sindikatës së Policisë në këtë sektor, Valentin Macaj, i cili është shprehur kundër skemës së përdorur nga qeveria edhe më herët, paralajmëron protesta në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimeve.
“Ne kemi vendosur që do të protestojmë në do burg nëse nuk merret paga e trajtimi i njëjtë me Policinë e Shtetit. Ne kemi marrë firmat e mbi 2000 gardianëve në do seksion sindikal nëpër burgje për protestë me refuzim shërbimi. Ky do të jetë vetëm hapi i parë”, shprehet Valentin Macaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











