Përshtypjet e turistëve në shekullit e 19-të dhe në fillim të shekullit 20-të pasi vizitonin këtë pjesë të botës
Historia, feja, zakonet dhe tradita e 69 fiseve dhe bajraqeve të Veriut të Shqipërisë vijnë në një përmbledhje nga albanologu, shkrimtari dhe përkthyesi Robert Elsie.
I njohur për eksplorimin e tij të gjuhës dhe letërsisë shqipe duke mos lënë anash as kultivimin e fotografisë, Elsie paralajmëron librin e tij më të ri mbi fiset shqiptare dhe kulturën e tyre.
Që prej vitit 1978 ai pati mundësinë të vizitojë Shqipërinë disa herë në kuadrin e takimeve shkencore mes Institutit të Gjuhësisë së Universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Janë gjithsej 69 fise të përfshira në këtë libër, ndërsa në pjesën e dytë të librit përfshihen edhe përshtypjet që turistët kishin në shekullin e 19-të dhe në fillim të shekullit 20-të pasi vizitonin këtë pjesë të botës.
Fisi i Kastratëve, Bogëve, Shkrelëve, Fisi Lohja, Fisi Kiri e Suma, Fisi Drishti, dhe të tjera fise bëjnë pjesë në librin e shkrimtarit të njohur Robert Elsie.
Duke i cilësuar këto shoqëri fisnore, unike dhe sipas tij një “relik” e veçantë, të cilat kanë ende gjurmë të dukshme në malet e Shqipërisë Veriore, Elsie shprehet se “ajo është konsideruar si i vetmi shembull i vërtetë i një shoqërie fisnore e mbijetuar në Evropë deri në mesit shekullit të njëzetë”.
Sipas tij, veriu i vendit ende mbetet një vend shumë i ndryshëm nga jugu më i avancuar i Shqipërisë, dhe nga pjesa tjetër e botës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












