Takim Triestes me Nanon, Berisha zbardh emrin e kandidatit për President

Shares

Për herë të parë, ish-kreu i PD-së, ish president dhe ish-kryeministri Sali Berisha, ka zbardhur një pjesë të takimit të famshëm me Fatos Nanon në Trieste, pas fitores së PD-së të zgjedhjeve të 22 marsit 1992.
Si pjesë e këtij takim, sipas Berishës ishte edhe diskutimi për emrin e mundshëm të presidentit të ardhshëm të Shqipërisë.
“Takimi është shumë i vërtetë dhe absolutisht ai takim ka qenë
politik. Në atë takim, i organizuar nën përkujdesjen miqësore dhe në distancë, siç vlerësoj unë, të socialistëve italianë, kishte një synim: jo të ndërhyej në procesin zgjedhor, por që si president të zgjidhej një person i pranuar nga të dy palët, i cili ishte një burrë i shkëlqyer, një njëri nga emigracioni. Por natyrisht, nuk mund të jepja asnjë lloj zotimi sepse e ndjeja veten, dhe sa herë më janë kërkuar angazhime paraprake, unë e kam ndjerë veten të pafuqishëm për t’i marrë ato. Aty për aty, kam thënë se unë nuk kam vërejtje për personin në fjalë për president por, problemi është se këtë do ta përcaktojë shumica që del nga zgjedhjet e 22 marsit. Janë diskutuar momente të qendrave të ndryshme të pushtetit se si funksiononte në vendin fqinj, kam qenë kundër sepse asnjëherë nuk kam marrë përsipër të përdor në avancë besimin e të tjerëve. Kjo është e gjithë e vërteta e atij takimi”, u shpreh Berisha.
Sipas Berishës, në takimin e organizuar nga socialistët italianë, emri i diskutuar për President ishte Mentor Çoku, një emigrant shqiptar.
“I ndjeri Mentor Çoku, një intelektual që ka jetuar në Romë në mërgim, me një familje shumë të mirë, me qëndrim të qartë antikomunist por natyrisht, unë kurrë nuk i kam lejuar vetes të përdor në avancë besimin e të tjerëve”, u shpreh Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...