DETAJE/ Tiranë, 7 vjet burg Abibes tutores së prostitucionit, 1 vit burg klientit që u kap “me brekë nëpër këmbë”

Shares

“Ju bëftë mirë dreka. Po të doni kam dhe një gocë, me të cilën mund të mund të bëni seks kundrejt pagesës”.
Përmes kësaj ftese, 50-vjeçarja Abibe Sh., pronare e një lokali në rrugën Tiranë – Elbasan, joshte klientë të ndryshëm për të kryer marrëdhënie intime me një dy vajza që punonin aty si pastruese. Nëse ndokush prej tyre shfaqtë gatishmëri, ata shoqëroheshin drejt një dhome mbrapa banakut, ku i priste një vajzë e zhveshur.
Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin ndaj Abibe Sh. E akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, ajo u shpall fajtore dhe u dënua me 7 vjet burg.
Me të njëejtin vendim u fajësua për akuzën e prostitucionit, kamarierja  A. H., e cila u dënua me 3 muaj burg si dhe një klient me 1 vit burg, S. H., që u arrestua në flagrancë nga policia.


Arrestimi i klientit “me brek
ë nëpër këmbë”

I pandehuri S. H., ka rënë dakord dhe e pandehura Abibe Sh., i ka treguar vajzën që do të kryente marrëdhënie. Ishte kamerierja e lokalit, A. H., e cila e priste brenda në dhomë e priste e veshur vetëm me mbathje dhe sutjena.
I pandehuri ka përdorur prezervativ dhe ka kryer marrëdhënie intime me të pandehurën A. H. në njërin nga dy krevatet që ndodheshin në dhomë.
Pasi ka mbaruar aktin seksual,  rreth orës 18:30, në momentin që ai kishte filluar të vishej në dhomë kanë hyrë forcat e Policisë që kanë kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.
Panorama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...