Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për marrëveshjen e detit me Greqinë pas me shume se dy vitesh hetim. Burime zyrtare nga ky institucion thonë për TV Klan se gjate hetimit nuk u gjeten elemente te veprës penale të kryera nga grupi negociator dhe personat që firmosën marrëveshjen. Por prokuroria nuk pranoi të japë sqarime zyrtare për arsyet qe e çuan hetuesit drejt këtij vendimi. Gjatë periudhës se hetimit u pyeten 11 anëtarët e grupit të cilët deklaruan se kishin respektuar ligjin se dhe marrëveshja nuk prekte ujerat territorialë shqiptare.
Mësohet se për këtë çështje u pyeten kryenegociatori Ferit Hoxha, kundëradmirali Kristaq Gerveni në atë kohë Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm. Gjithashtu Gazmend Turdiu ish Sekretari i Përgjithshëm në ministrinë e Jashtme dha sqarimet e tij.
Marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufijtë detar mes dy vendeve u nënshkrua me 26 janar 2010 në Tiranë. Pakti u firmos nga dy ministrat e Jashtëm të asokohe Dora Bakojanis nga pala greke dhe Lulzim Basha ish-ministër i Jashtëm .
Marrëveshja e prillit 2010 hapi debate të pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi paktin duke e shpallur antikushtetues. Sipas vendimit të gjykatës marrëveshja cenonte integritetin territorial te Shqipërisë.
Kallëzimi për marrëveshjen ishte bere nga ministria e jashtme e cila dyshonte se shtetit grek iu fal territor dhe zyrtaret duhet te hetoheshin për akuzën e marrëveshjes për falje territori.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












