Plagoset me thikë daullexhiu i Ramazanit

Shares

Daullexhiu i Ramazanit në Strugë edhe pse në moshën e thyer 79 vjeç ai po ndiqte traditën duke lëvizur nëpër qytet dhe duke lajmëruar me daullen e tij kohën e syfyrit dhe iftarit për besimtarët mysliman të Strugës. Po ai dje ka përfunduar në spital, pas një sulmi me thikë nga një person.
Sulmi ndaj viktimës me inicialet L. D., ka ndodhur mbrëmë në orën 20:30 në kohën e iftarit.
Pas këtij incidenti, daullexhiu L. D., është dërguar në repartin e kirurgjisë në Spitalin e qytetit, ku i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore. Pas intervenimit të dr. Vllado Koçoski, është hospitalizuar për trajtim spitalor por jashtë rrezikut për jetë.
Viktima deklaroi për INA se u sulmua pa pritur nga një person i panjohur dhe pa pasur asnjë problem paraprak.
“Isha gati duke përfunduar me të rënat e daulles, kur papritmas më sulmoi, duke ma hedhur daullen në Drin dhe menjëherë e nxori thikën dhe më goditi. Siç e pash ishte tepër i dehur” , ka folur për INA, 79 vjeçari, i cili thotë se nuk do të ndalet.
Ai është një nga daullexhinjtë më të vjetër jo vetëm në Strugë por edhe më gjerë dhe është një nga personat ikonë e daullexhinjëve të Ramazanit. Atë në spital e kanë vizituar edhe pjesëtarët e policisë, krim teknikës, prokurorisë dhe gjyqësisë dhe punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...