Bashkitë e reja, përmbysen strukturat, 61 komisariate, 61 drejtori arsimore

Shares

Artan Shkëmbi, drejtori i Agjencisë për zbatimin e reformës territoriale ka deklaruar se riorganizimi i pushtetit lokal ka problematika të reja pasi kryetarët e humbur dhe ato që bashkie komuna që shkrihen nuk po ofrojnë shërbime për qytetarët.

Shkëmbi ka bërë edhe një përshkrim të strukturës së re të bashkive. Ai tha se plani parashikon 61 komisariate, 61drejtori arsimore në gjithë bashkite e reja etj.

Ministritë po punojnë me kujdes për decentralizimin e shërbimeve si bujqesia, kullimi dhe vaditja gjithashtu. Mininistria e arsimin po punon që edhe kjo të jetë në dorë te pushtetit lokal, tha Shkëmbi në një intervistë për a1report.

Po kërkohet të gjendet një lidhje organike mes kryetarit të bashkisë dhe policisë. Zjarrfikëset kalojnë në administrim e bashkive, të nivelit kombetar, emergjencat civile etj. Cështjet sociale po punohet që bashkia të administroje fondin apo edhe ripërdoret nga bashkitë. Shërbimet në bazë dhe terren qe ministrite e kane të pamundur t’i perballojne, do t’i marrin bashkime, tha Shkëmbi.

Lidhur me shkurtimet në personeli ai tha se “ka personeli që rezulton i tepërt, kjo ndodh sepse shumë funksione s’janë më dhe mbeten te tepërta”. Por sipas tij, Bashkia e re do kerkojë më shumë punonjës, do shtohet agronomi, veterineri, pra departamenti i bujqesisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...