Ka nisur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, gjyqi ndaj shtetasit kolumbian, Cesar Augusto Pelaez Triana i cili akuzohet se pasur detyrë të merrte paratë nga pritësit e sasisë prej rreth 256 kg kokainë, e cila u zbulua nga autoritetet e Malit të Zi një vit më parë në ngarkesën e bananeve, në një anije tregtare dhe që dyshohej se kishte destinacion Shqipërinë.
Kreu i trupës gjykuese Sandër Simoni për shkak të sekretit hetimorë dhe kërkesës së prokurores Elisabeta Imeraj vendosi që procesi ndaj Kolumbianit të zhvillohet nga sot pa praninë e kamerave.
Prokuroria për Krime të Rënda e akuzon për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë.

“Ky person akuzohet nga Prokuroria se ka pasur si detyrë të merrte paratë nga pritësit e një sasie prej rreth 256 kg kokainë, e cila u zbulua nga autoritetet e Malit të Zi në një anije tregtare dhe që dyshohet se kishte destinacion Shqipërinë”, thuhet në akuzën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ndërkohë, Prokuroria për Krime të Rënda, informon se në bashkëpunim me autoritetet vendase dhe të huaja, është duke vijuar hetimin për zbulimin e porositësve të lëndës narkotike.
Triana u arrestua në Rinas teksa po largohej nga Shqipëria.
Me përkthyes dhe me praninë e dy të afërmve të tij të cilët kishin mbërritur nga Spanja, Cesar Augusto Triana doli për herë të para Gjykatës së Krimeve të Rënda.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












