Automjeti i auditit, teknicienit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ‘Lokalet 2015′ është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotmë në qytetin bregdetar të Durrësit.
Pas kësaj ngjarje, ka reaguar Partia Demokratike, e cila ka denoncuar zjarrëvënien e mjetit.
Sipas deputetit të selisë blu, Eduard Halimi djegia e makinës ka qenë e qëllimshme, kjo pasi Teliti denoncoi listat e zgjedhjeve fiktive në Durrës dhe Kavajë. Sakaq, ligjvënësi demokrat akuzoi se pas këtij akti qëndrojnë kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe ai i Kavajës, Elvis Rroshi.

Nga ana tjetër ai i bëri thirrje policisë e prokurorisë të zbardhin ngjarjen. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet, por ngjarja nuk është bërë publike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












