Dy autorët e dyshuar të vrasjes së 17 vjeçarit Isamili Luli, dy shqiptarët, Igli Meta dhe Marjo Mema të arrestuar më 21 korrik 2015 në San’Angelo in Vada, në provincën e Pezaros, kanë rrëfyer detajet e krimit të tyre.

Ismaili ishte lidhur me letër ngjitëse dhe ishte goditur në fyt me një thikë poshtë këmbëve të një kryqi të hekurt në majën e një kodre në pyjet e San Martinos në Selva Nera.

Gjatë ditës së djeshme, është kryer dhe autopsia mbi trupin e Ismail Lulit e cila ka konfirmuar se therja në fyt është kryer më një dhunë të ngjashme me një prerje koke.
Krim pasioni
Pas disa orë marrje në pyetje , Igli Meta dhe Marjo Mema kanë bashkëpunuar me forcat e rendit për zbardhjen e arsyes së këtij krimi të rëndë.
“Një krim pasioni i ekzekutuar me një dhunë makabre” është përkufizuar nga autoritetet vrasja e 17 vjecarit Luli.

Igli Meta, 20-vjeçari i cili akuzohet se ka ekzekutuar krimin veproi për xhelozi. Gabimisht ishte i bindur se Ismaili kishte tentuar të afrohej me ish të dashurën e tij, dhe vendosi ta ndëshkojë. Kjo është një ndër detajet që janë bërë publike nga karabinierët e Pesaros.

Autorët dhe arma e krimit
Dy shqiptarët e arrestuar janë rezidentë në provincën e Pezaros, njëri në qytezën e Urbanias e tjetri në Sant’Angelo in Vada.


Qyteza Sant’ Angelo në shok
Qyteza e Sant’Angelo in Vada, e njohur në të gjithë Italinë për rritjen e kërpudhave gjendet në shok. 4400 banorët e kësaj qendre banimi janë të hidhëruar e të zëmëruar për këtë ngjarje të rëndë. Ismail Lulin e njihnin të gjithë, familja e tij gëzon respekt e emër të mirë në këtë qytezë. Ai jetonte në Sant’Angelo in Vada me nënën e motrën 4-vjecare.


/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












