Andi Seferi është propozimi i Frymës së Re Demokratike për nënkryetar të Bashkisë Tiranë. Andi Seferi mban aktualisht postin e nënkryetarit të FRD dhe duket se gëzon besimin e Bamir Topit për të qenë edhe nënkryetar i bashkisë më të madhe në vend.
Që prej themelimit të FRD-së, posti i nënkryetarit të një bashkie, është niveli më i lartë i ëprfaqësimit të kësaj partie në ranga pushteti qendror e vendor. Kjo falë “zemërgjerësisë” së Edi Ramës që i fali një nënkryetar bashkie. Kjo sjellje “zemërgjere” e Edi Ramës, është pak e çuditshme, po të kihet parasysh se nuk ka demonstruar një sjellje të tillë me aleatët strategjikë, Skënder Gjinushi e Paskal Milo. Vota nominale e Bamir Topit, e konsideruar si “votë e gabuar” në vitin 2011, apo edhe koalicioni i FRD-së me PS-në në zgjedhjet e këtij viti, janë pak të besohet se janë të vetmet “shërbime” të Bamir Topit, për të merituar, një nënkryetar bashkie…
Ndërkohë mësohet se bashkia e re e Tiranës nuk do të ketë më dy nënkryetarë, por për shkak të shtrirjes së saj tashmë disa herë më të madhe, do të ketë 4 ose 5 të tillë, numër ky që ende nuk është përcaktuar dhe që pritet të zyrtarizohet gjatë orëve në vijim.
Çdo nënkryetar do të ketë një fushë të caktuar, për të cilën do të jetë përgjegjës dhe Seferi mësohet se do të jetë përgjegjës për zonat rurale. Andi Seferi është me profesion jurist dhe ekonomist.
Të përfaqësuar me nënkryetarë do të jenë të gjithë aleatët e koalicionit për Shqipërinë Europiane, të cilët arritën të merrnin këshilltarë në zgjedhjet e 21 qershorit, e më konkretisht LSI, PDIU dhe FRD. Ndërsa mbetet ende për t’u zyrtarizuar nëse Partia Socialiste do të jetë e përfaqësuar me një apo dy nënkryetarë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











