Ndeshja Shqipëri-Serbi do të luhet në “Elbasan Arena”. Stadiumi i Shkodrës, “Loro Boriçi”, nuk mundet të jetë gati për këtë ndeshje të 8 tetorit të këtij viti.
Federata Shqiptare e Futbollit konfirmon se ndeshja Shqipëri-Serbi nuk do të luhet në stadiumin e Shkodrës. Sipas njoftimit të FSHF, ndeshja do të luhet më 8 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”. Stadiumi i Shkodrës nuk është gati për të pritur takimin Shqipëri-Serbi pasi është parashikuar se rikonstruksioni i stadiumit nuk mund të përfundojë deri në 8 tetor, kur është vendosur të luhet edhe ndeshja Shqipëri-Serbi.

Zhvendosja e ndeshjes nga Shkodran ë Elbasan, “zhvendos” njëherazi vëmendjen te premtimi i Edi Ramës, për përgatitjen e “Loro Boriçit”, për ndeshjen e shumëpritur të 8 tetorit ndaj Serbisë.
Sot, dy muaj pas premtimit të Edi Ramës dhe dy muaj para thyerjes së këtij premtimi, zhurma qeveritare për stadiumin e Shkodrës tingëllon më tepër si një premtim elektoral. Kjo, ndoshta edhe për faktin se premtimin Edi Rama në fillim-majin e këtij viti e bënte në krah të kandidates socialisto-lsiste për kryebashkiake të Shkodrës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












