Qeveria gjermane asiston programe që Shqipëria të eliminojë plotësisht rrezikun e minave dhe lëndëve luftarake të paplasura. Dy donacionet e fundit janë dhënë për Zyrën Shqiptare për Koordinimin e Minave dhe Municioneve
Pavarësisht shpenzimit të energjive njerëzore dhe fondeve monetare në 15 vitet e fundit, ndotja me municione e territorit të Shqipërisë është ende një problem kombëtar. Disa nga shkaqet e kësaj ndotjeje janë shpërthimet e papritura të depove të armatimit në të gjithë vendin gjatë trazirave të dhunshme në vitin 1997, nga prezenca e mbetjeve të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore, si dhe ish-rajonet dhe poligonet e asgjësimit të municioneve, të cilat duhet të pastrohen nga mbetjet eksplozive.
Zonat e infektuara me municione, ose hotspotet, janë krijuar gjithashtu në disa nga ish-zonat e asgjësimit të municioneve të ushtrisë dhe poligonet e qitjeve, territoret e qitjeve dhe trajnimeve, të cilat janë mbyllur kohët e fundit nga autoritetet e Forcave të Armatosura të Republikës. Sipas ekspertëve shumica e këtyre rajoneve ka nevojë për një pastrim të plotë nëntokësor në një thellësi prej të paktën 20 deri 50 cm, përpara se të përdoren nga ushtria ose t’i dorëzohen komunitetit lokal.

Arben Braha, drejtor ekzekutiv i AMMCO-s thotë për Deutsche Welle-n përmend dhe investimin për zgjerimin e programeve ekzistuese të asistencës ndaj viktimave në Shqipëri, për të përfshirë të aksidentuarit nga municionet/mbetjet eksplozive, si dhe zhvillimin dhe mirëmbajtjen e një sistemi kombëtar të dhënash për aktivitetet e veprimit ndaj minave, lëndëve luftarake dhe viktimave në të gjithë Shqipërinë. Ai përmend si zona ku po punohet Palikeshtin and Mbreshtanin në Berat; Picarin dhe Kordhocën në Gjirokastër, Sinanajt në Tepelenë, Qaf-Shtamë, Klos dhe Suç në Burrel, Jubë-Sukth në Durrës. Laç, Borizanë të Krujës. Vertop të Beratit. Qafë Mollë të Tiranës dhe Labinot e Mengel të Elbasanit.

Në të gjithë Shqipërinë numërohen rreth 991 viktima, 150 prej tyre kanë humbur jetën dhe 841 kanë mbetur të plagosur në pjesën më të madhe me gjymtime trupore nga shpërthimi i minave dhe municioneve të braktisura e të paplasura.
Arben Braha nga Zyra Shqiptare për Koordinimin e Minave dhe Municioneve, AMMCO, shpjegon se ka një plan kombëtar që synon mbështetjen e të dëmtuarve nga minat dhe municionet në Shqipëri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












