FOTO/ Edi Rama nuk pranon inkriminimin e Arben Ndokës, paralajmëron dekriminalizim selektiv
Shares
Në konferencën e sotme për shtyp, kryeministri Edi Rama, megjithëse i pyetur dy herë për “deputetin e inkriminuar, si turp i parlamentit”, nuk ka preferuar të përmendë emrin Arben Ndokës,duke preferuar nga ana tjetër të flasë për “fenomenin”. Por edhe në këtë kontekst, pavarësisht konkluzioneve të raporti të DASH, për Edi Ramën, “në kushtet e sotme ligjore dhe kushtetuese nuk ka njerëz që kanë probleme me ligjin, flas për ata që janë sot. Nuk ka asnjë person që të ketë dëshmi penale jo të pastër. Ne do ti adresojmë me ligj. Këtu politika merret me fenomene dhe adreson fenomene”.
Ndërkohë, për sa i përket pastrimit të politikës nga njerëzit e inkriminuar, Rama pranoi dhe pohoi se do të bëhet dekriminalizimi i politikës…, por një dekriminalzim selektiv. “Nuk shoh probleme higjienike në PS, të kësaj natyre dhe të asnjë natyre në fakt… Çështjen e pastrimeve do ta trajtojmë ligjërisht. Kemi punuar për atë që jemi zotuar dhe me sesionin e ri, diskutimi është a do jetë pjesë e reformës integrale a do jetë ligj më vete, por ne do kalojmë ligjin për të penguar të gjithë ata që kanë pasur rekorde kriminale të gjykuara, jo të presupozuara, të kenë aktivitet politik apo të përfshihen në administrata publike, sipas periudhave, llojit të krimeve etj”, ka renditur kryeministri Rama disa nga “kriteret” e “dekriminalizimit”.
Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e gjykatës së Fierit duke shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli.
Gjykata e Apelit Juridiksionit të Pergjithshem Tiranë ka...
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në spektaklin e Big Brother gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë.
Jozi ka goditur Gjestin.
Përpara daljes së tij nga...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i dhanë fund sot martesës prej 27 vitesh duke firmosur divorcin në seancën në Gjykatën Civile të Tiranës.
Të pranishëm...