Tentoi ti fuste në qeli vëllait dy fletë sharre, arrestohet 38-vjeçari.
Burime të policisë së Lezhës, bënë të ditur se, sot, nga efektivat e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, Edi Gjoni, vjeç 38, banues në Kallmet i Madh, Lezhë.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se arrestimi i tij u bë pasi, duke dërguar çantën me ushqime në burg të vëllait, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia iu gjetën dy fletë sharre, të cilat ju sekuestruan nën cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale”Dhënie ndihmë të burgosurit për largim”, neni 324/1 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












