“Pas dy ditësh, Edi Rama, ka vendosur të japë një koncesion prej 61 milionë eurosh për shërbimin e dializës. 61 milionë euro do të marrë me 3 gusht një mik i Edi Ramës, siç e tregon përvoja e deritanishme dhe qepja e kritereve sipas portretit të fituesit të paracaktuar. Sipas ekspertëve të fushës, mjafton 1/10 e kësaj shume për të përmirësuar shërbimin ekzistues e për ta bërë atë funksional”.
Denoncimi është bërë sot nga PD, e cila nga ana tjetër shton se Edi Rama, jo vetëm po i jep 61 milionë euro klientit të tij, por po e nxjerr dhe këtë shërbim jashtë sistemit duke ia besuar njerëzve të tij për interesa biznesi dhe jo për interesat e shëndetit të qytetarëve.

“Ne garantojmë qytetarët se do të anulojmë çdo koncesion korruptiv dhe do vëmë para ligjit përgjegjësit sapo qytetarët të na japin besimin e tyre për të drejtuar vendin”, përfundon denoncimi i PD-së.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












