Kryetari i ri i bashkisë së Tiranës deklaroi sot se institucioni është në prag falimenti pasi ka para vetëm për të paguar rrogat. Gjatë një vizite tek memoriali i Pavarësisë ai kërkoi dënime me burg për të gjithë ata që do të prekin pasuritë e bashkisë.
“I kemi pezulluar pushimet e Gushtit, e papranueshme që Bashkia të pushojë kur ka pushuar për 4 vite. Do të fillojmë një aksion kundër vandalizmit të qytetit tonë. Kush ka vendosur të jetojë në tiranë duhet të kuptojë se nuk mund të urinohet në vepra të tilla. Do të fillojmë punën që të gjitha monumente të jenë gati për festat e nëntorit. Sjellja prej 3-vjeçarësh ku ne duhet t’i mësojmë qytetarët ku bëhet cici dhe kaka. Do të procedohet penalisht kushdo që heq një tullë nga ura për të urinuar, apo dëmton monumente Mungojnë 700 ton bronx të vjedhura. Bashkia në prag falimenti, ka para vetëm për të paguar rrogat, nuk ka para të paguaj për zëvendësimin e veprave të dëmtuara. Ju ftojmë nesër në aksionin masiv në 06:30, i shpallim luftë zhulit. Të sigurohemi që luftën me zhulin e fiton qyteti dhe jo plehrat. Secili duhet të bëjë detyrën e vet. Disa qytetarë nuk mund të prishin atë çfarë është bërë me taksat e qytetarëve të Tiranës.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












