Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Burime nga vendngjarja raportojnë se një makinë tip ‘Fiat Punto’me targa TR6955U, në pronësi të shtetasit Hysen.M, ka shpërthyer në kilometrin e 6 të autostradës Tiranë-Durrës.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit të makinës. Të dhënat nga hetimi paraprak tregojnë se ka një zjarrëvënie të qëllimshme të automjetit.
Aktualisht, efektivët e policisë po punojnë për të normalizuar trafikun e krijuar në qarkullimin e automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












