Kavajë, zhdukja e 100 mijë eurove, Prokuroria nxjerr zbuluar pretendimet e Policisë

Shares

Çanta me 100 mijë euro dhe sendet e vajzës 32-vjeçare që humbi jetën në një aksident rrugor në Kavajë pak ditë më parë përplasin Prokurorinë me Policinë e Tiranës. Ndërsa Policia e Qarkut Tiranë vetëm dje, tre ditë pas aksidentit bëri me dije se sendet personale dhe çanta i janë dorëzuar prokurorit të çështjes, nga ana e saj prokuroria sqaron se materialet prokurorit të çështjes i janë dorëzuar 4 orë pas deklaratës së policisë, ku provat janë marrë me procesverbal.
Reagimi i prokurorisë e nxjerr krejtësisht e pavërtetë, deklaratën e policisë, ndërsa tashmë pritet hetimi i thellë për çështjen ku familjarët e viktimës 32-vjeçare Bujana Bushi, pretendojnë humbjen e çantës me 100 mijë euro që e reja i kishte marrë për të blerë një shtëpi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...