Policia e Tiranës ka parandaluar një atentat me minë të telekomanduar. Policia arrestoi dy persona të cilët po përgatisnin një sulm ndaj një personi tjetër, duke e vrarë atë me një minë të telekomanduar. Personat e arrestuar janë shtetasit Julian Shorja, 29 vjeç, banues në Tiranë si edhe shtetasja 26 vjeçare R.T nga Tirana.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, një shtetas tjetër, me iniciale Sh.P kishte urdhëruar përgatitjen e minës. Personi që urdhëroi përgatitjen e minës, në bashkëpunim me një tjetër shtetas me iniciale M.A do ta përdornin lëndën eksplozive ndaj shënjestrës së tyre, për të cilën policia nuk jep të dhëna.
Janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale Sh.P dhe M.A, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy kapsolla detonatorë, municione luftarake dhe lëndë narkotike e dyshuar hashash, këto të gjendura në banesën e Julian Shorja.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











