FOTO/ Tropojë, “Ura e Bujanit” prangos 31 vjeçarin me automatik e mitraloz futur në thes, po shkonte ti shiste në pazar

Shares

Është goditur një rast i trafikut të armëve, ndërsa nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Tropojë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Binak Gjoçaj, vjeç 31, banues në Llugaj, Tropojë.
tropoje arme3Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë në afërsi të banesës, nga Efektivat e Policisë me një armë zjarri automatik dhe me një mitraloz të lehtë, të futura në një thes.
tropoje arme2Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Policisë, rezulton se armët e zjarrit, ky shtetas i kishte përgatitur për t’i shitur. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë  iu gjetën  dhe iu sekuestruan dhe një armë gjahu, një sasi e konsiderueshme fishekësh dhe municionesh luftarake.
tropoje arme1Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve luftarake ”, parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...