Një projektligj i ri për tatimin mbi të ardhurat që është shpërndarë për diskutim në grupet e interesit në kuadër të paketës fiskale 2016, parashikon që tatimi të përfshijë edhe pagat e ulëta, që pritet të tatohen me 5 për qind, të cilat ishin të përjashtuara nga ky tatim në variantin aktual.

Aktualisht pagat vjetore 180 000 lekë tatohen 23 për qind duke përjashtuar kufirin e pataksuar 30 000 lekë.
Sipas projektligjit aktual pagat vjetore, mbi 180 000 dhe nën 1 560 000 tatohen 13 për qind dhe pagat mbi 1 560 000 tatohen 23 për qind.

Nëse ky propozim bëhet ligj, filozofia e të majtëve për të stimuluar nga trajtimi fiskal shtresat në nevojë dhe për të zhvendosur taksimin në ata që fitojnë më shumë shembet përfundimisht.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












