FOTO/ Shkodër, radhë të gjata për pasaporta, punohet vetëm me një sportel

Shares

 

Prej disa ditësh janë krijuar radhë të gjata para Bashkisë Shkodër për të aplikuar për karta dhe pasaporta biometrike. Që në orët e para të mëngjesit krijohet një varg i gjatë i automjeteve dhe emigrantëve që  presin me orë të tëra për të zënë radhën për të aplikuar.
shkoder, pasaportaKjo është një situatë problematike duke marrë parasysh temperaturat e larta nën të cilat emigrantët duhet të presin me fëmijët dhe gratë e tyre për të aplikuar për mjetet identifikuese, një proces që kryhet vetëm me një sportel për të gjithë qarkun e Shkodrës.
pasaportarQytetarët janë të revoltuar nga kjo situatë aspak normale, që duhet të presin për orë të tëra ndërsa kanë paguar nga 75 mijë lekë ose dyfishin në rastin e një procesi të përshpjetuar, e në fund të ditës nuk kanë mbaruar punë.
“Kam 3-4 orë këtu”…”Vij nga Italia dhe kam 3 orë që pres. Jemi në 2015 dhe vijojmë të kemi këto probleme”  , shprehen qytetarët.
Nën diellin përvëlues për disa orë si edhe duhet të kryejnë procedurat vetëm në një sportel, janë situata që shpesh i kanë çuar qyetetarët në konflikt me njëri-tjetrin.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...