Ditë e fundit, në lajm për Edi Ramën si “lideri më i gjatë në botë”, po bën xhiron e shfrenuar mediatike. Por kur lajmi “mori dhenë”, mësohet se ai nuk ka qenë asgjë më shumë se një shkrim komik i trajtuar e publikuar si i tillë nga portali shqiptar PostBllok dhe i marrë me shumë seriozitetit nga një sërë mediesh, të shkruara dhe on-line.

Duke renditur morinë e medieve që servirën këtë lajm, administratori i këtij portali saktëson se “Natyrisht shkrimi ynë ishte komik dhe kishte për qëllim të tallej me mënyrën sesi promovohet qeveria dhe sesi luajnë aktorët politikë në realitetin shqiptar… prandaj dhe drejtohemi nga një klase politike kaq e papërgjegjshme. Gjithçka është po aq e frikshme sa dhe qesharake”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












