Një familje polake e ardhur në Shqipëri për pushime është përfshirë në një aksident automobilistit në Shkopet.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta, në fshatin Skuraj, ndërsa tre anëtarët e familjes polake kanë mbetur të plagosur, teksa udhëtonin drejt Burrelit.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht raportojnë se në automjetin e aksidentuar udhëtonin burri, gruaja dhe vajza e tyre 10 vjeç.
Mjeti me të cilin udhëtonte familja e turistëve polakë ka rënë 5 metra në humnerë, në të dalë të një ure. Shkak për aksidentin sipas tij, është bërë mungesa e mbrojtëseve të urës, por edhe terreni i vështirë.
Të parët që i kanë ardhur në ndihmë polakëve, kanë qenë disa persona që po drekonin në një lokal, të cilët konfirmuan se burri dhe gruaja kishin fraktura në trup, ndërsa vajza e tyre paraqitej pa probleme.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërkohë që policia po punon edhe për identifikimin e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












