Edi Ramaka firmosur vendimin që pezullon lejet e ndërtimit në të gjithë vendin. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit janë caktuar detyrat që duhet të zbatojë Ministria e Zhvillimit Urban, si dhe Agjencia e Planifikimit të Territorit.
Vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit që mban datën 30 korrik 2015, përcakton se deri në miratimin e planeve të reja vendore nuk mund të jepet asnjë leje e re ndërtimi. Kjo në fakt vlen për lejet për ndërtimin e pallateve, kurse vendimi ka të përfshirë edhe një listë të gjatë me përjashtime. Kështu, mund të jepen leje për punime në struktura publike, infrastrukturë, në ndërtime për banim/njëfamiljare, por sipas përcaktimeve të sipërfaqes që lejon KKT.
Po kështu, mund të bëhen ndërhyrje me karakter emergjent apo struktura me interes publik e kombëtar. Por, për të gjitha këto raste përjashtimi, ka edhe një procedurë specifike që duhet të ndiqet nga vendorët para se të japin miratimin.
Vendimi parashtron edhe kërkesën për të zgjedhurit e rinj vendorë, të cilët duhet të nisin nga puna për planet e reja vendore, një kërkesë që automatikisht hedh poshtë të gjithë ato plane të miratuara deri më tani.
Ndërkohë, dy ditë pas këtij vendimi, kryebashkiaku Erion Veliaj, në ditën e tij të dytë të detyrës së re, lajmëroi si një iniciativën e vetë pezullimin e lejeve të ndërtimit për një vit, deri sa Tirana të kishte një plan zhvillimi.
Me vendimin më të fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit, ky është i dyti vit, që pezullohen lejet e ndërtimit. një vendim i tillë u mor në gushin e vitit 2014, për pezullimin e lejeve të ndërtimit, për vitin elektoral, me pretekstin për shmangien e abuzimeve të të zgjedhurve vendorë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












