FOTO/ Rinas, operacioni “Çokollata” prangos një femër dhe dy meshkuj për trafikim “Cannabis Sattiv”

Shares

Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, finalizoi dje Operacionin “Çokollata” , në kuadër të të cilit u bë e mundur arrestimi i shtetasve, Oldian Proko, 26 vjeç, lindur dhe banues ne Gjirokastër, Fatos Velaj, 42 vjeç, lindur në Poliçan dhe banues në Tiranë dhe Vjosa Çaçi, 26 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër.
Arrestimi i tyre u be pasi këta shtetas merreshin me shpërndaje të lëndës narkotike tip “Cannabis Sattiva”.
droga e bllokuar e cokollata, rinas1Në afërsi të Aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas u bë e mundur kapja e këtyre shtetasve në momentin që po lëviznin me automjetin tip “Mercedes Benz” taksi me targa AA 140 BZ. Pas kontrollit te ushtruar në këtë automjet u gjetën 5 kg e 80 gram lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiv” në formë çokollate e ndarë në pesë pako.
droga e bllokuar e cokollata, rinasNga ana e policisë u bë sekuestrimi i lëndës narkotiket dyshuar si “Cannabis Sattiva” ne formë çokollate, u sekuestrua gjithashtu automjeti me targe AA 140 BZ dhe katër telefona celular.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve Oldian Proko, Fatos Velaj dhe Vjosa Çaçi do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhim shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...