Dhuna në familje është një plagë që duket se sdo të mbyllet kurrë në shoqërinë shqiptare. Rasti i fundit i dhunës është shënuar sot në Kamëz të Tiranës, ku babai 44-vjeçar e ka bërë për spital djalin e tij 11-vjeçar. Djali minoren është dërguar në spital pasi ka marrë palgë të ndryshme në trup nga dhuna fizike e ushtruar nga i ati.
Sipas policisë, Lek Nimani u arrestua në flagrancë, i cili në deponimin e tij ka thënë se shkak për dhunën e ushtruar ishte një konflikt në familje, por pa specifikuar motivet e vërteta që e çuan në një sjellje të dhunshme ndaj djalit të tij.
Dhuna fizike, por jo vetëm është e patolerueshme ndaj kujtdo që bie pre e saj, por akoma dhe më tragjike është kur prindërit e ushtrojnë atë ndaj fëmijëve të tyre minorenë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












