Korçë, arrestohen 2 persona, përfituan 1.5 mln $ nga skema e mashtrimit

Shares

Në Korçë janë arrestuar dy persona të përfshirë në një skemë mashtrimi . Sipas policisë, personat e arrestuar janë Foto Kapurani dhe Dhimitri Metellari të cilët kanë përfituar 1.5 milionë dollarë nga skema e mashtrimit mengritjen e kompanive fiktive.
Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Korçës, rezulton se Foto Kapurani, administrator i disa kompanive betoni, ka krijuar subjekte tregtare në Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit  që kryenin shitje fiktive tek njëri- tjetri. Përmes veprimeve fiktive, kompanitë i janë shmangur detyrimeve tatimore në vlerën 170 milione lekë.
Sipas prokurorisë,  veprimatria fiktive është kryer gjatë periudhës 2011-2014. Përveç dy personave të vënë nën pranga, dyshohet se të përfshirë në skemën e mashtrimit janë të përfshirë edhe persona të tjerë, për të cilët prokuroria po heton për evidentimin e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...