Ndërtuesit apel kryebashkiakut Veliaj: Bllokimi i lejeve të ndërtimit, mungesë sensi

Shares

Shoqata e ndërtuesve ka reaguar pas vendimit për të bllokuar lejet e ndërtimit. Kreu i shoqatës së ndërtuesve Maksim Muçi  i kërkon kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt, një takim urgjent për të  diskutuar mbi këtë çështje.
Ndërtuesit i kërkojnë kryebashkiakut Erjon Vleiaj një takim urgjent për të diskutuar mbi bllokimin e lejeve të ndërtimit dhe çështje të tjera që shqetësojnë industrinë e ndërtimit. Maksim Muçi kreu i Shoqatës së Ndërtuesve shprehet se nuk mund te diskutohet për bllokimin e lejeve të ndërtimit në një kohë kur ky  sektor është i përfshirë nga kriza.
“Prandaj ne kërkojmë me doemos takim me kryetarin e bashkisë së Tiranës, mundësisht të japim një shembull, duke pasur besimin e plotë që mund të zgjidhim këto gjera, në mënyrë që të saktësojmë diçka lidhur dhe me procedurat që mos ketë pengesa. Në këto kushte krize që të thuhet nuk punohet, aq më tepër në ndërtim që ka punuar me kursimet e vetë njerëzve, kjo është mungesë sensi”, shprehet Maksim Muçi”.
Kreu i Shoqatës së Ndërtuesve deklaron se është i rëndësishëm plani urbanistik përfundimtar .
“Ky është problemi më i madh. Urbanistika ka qenë dhe mbetet fare e paqartë me shumë probleme dhe që ndërtuesit kanë shumë pak dorë në këtë punë”.
Vitet e fundit sektori i ndërtimit në Shqipëri  është përfshirë nga kriza e cila ka si tregues të saj kryesor stoqet e mijëra apartamenteve, ndërkohë që prej viti janë bllokuar lejet e ndërtimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...