Morinë, fluks i pazakontë automjetesh, hiqet fare trau i doganës

Shares

Sot ka qenë një ditë me fluks tepër të lartë në Doganën e Morinës. Mijëra pushues nga Kosova iu drejtuan Shqipërisë, duke bërë të pamundur kontrollin e policisë për të gjitha këto automjete.
Trau i doganës u hoq këtë të shtunë në Morine për kosovarët që futeshin në Shqipëri.
Numri i lartë i mjeteve bëri te pamundur kontrollin, ndaj për këtë arsye procedurës iu nënshtruan vetëm automjetet me targa të huaja
Fluksi ishte i pazakonte i orëve të para të mëngjesit duke shënuar ditën më të ngarkuar të vitit.
U desh shfrytëzimi i të gjithë kapaciteteve të strukturave policore dhe doganore në Morinë për të shmangur autokolonat e gjata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...