Lekë false në Xibër, polica 6 orë rrugë për të kuptuar shakanë e pensionistit

Shares

Një pensionist nga njësia administrative Xibër, në bashkinë e Klosit, ka alarmuar mëngjesin e djeshëm Komisariatin e Policisë Mat
Ai ka njoftuar në sallën operative të policisë lokale se arkëtari i Postës Burrel i ka dhënë para fale.
I bindur në “zbulimin”, e tij, 68-vjeçari Sh. L., me banim në Xibër Murrize i tha efektivëve të policisë me telefon se dispononte lekë false që ia kishte dhënë njëri nga arkëtarët e Postës Shqiptare, pa përmendur emrin e tij.
Drejtuesit e policisë e kanë vlerësuar seriozisht shqetësimin dhe disa efektivë janë nisur drejt fshatit të largët. Kanë udhëtuar më shumë se gjashtë orë për të kontaktuar me telefonuesin.
Kur kanë bashkëbiseduar me të moshuarin kanë mbetur të habitur.
“Dy ditë më parë, e ka nisur rrëfimin pensionisti, takova arkëtarin e postës dhe i kërkova lekët e pensionit, si paradhënie. Ishte natë dhe m’u duk se lekët ishin false. Ju njoftova j me mendimin se arkëtari më kishte mashtruar. Kur i pashë mirë, lekët ishin të rregullta”, u tha pensionisti efektivëve të policisë Mat
Burime nga kjo njësi shprehen se kjo mund të ketë një “lojë” për të ndëshkuar arkëtarin dhe është përdorur pensionisti si “karrem”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...