Moti i keq i pasuar me ndërprerje e energjisë elektrike në disa zona të vendit.
Këto janë informacionet më të fundit që vijën nga zonat turistike, afërmendsh, më të ndjeshme përballë një situate të tillë.
Kur mëson se veç motit të keq në zonat turistike, afër të cilave pushon edhe kryeministri, është prezente edhe ndërprerje e energjisë elektrike, të zgjohet dëshira që ai helikopteri i disa ditëve më parë të vazhdonte të bënte zhurmë në qiell…, por vetëm drita të kishte në tokë… Për të mos thënë tjetrën, pse kryeministri kishte aq forcë e ndikim të ulte një helikopter në tokë dhe me paaftësinë e të mos bëjë të ndriçojë, qoftë edhe në llambë të vetme në Himarë, Jalë, Dhërmi, Palasë, shkurt dikur pranë Vunoit, ku edhe vetë është me pushime… Pa përmendur Vranishtin, Bratajn, Smokthinën, Krastën, Martaneshin, etj …, etj…,ku jo helikopter nuk fluturon, por as drita nuk ka…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












