Edhe kjo javë e freksët, ditët të nxehta rikthehen në fund të gushtit

Shares

Shirat e ditëve të fundit nuk duhet t’ju trembin apo t’ju bëjnë të mendoni se verës i erdhi fundi. Sinoptikanët prashikojnë ende ditë  të nxehta deri në fund të gushtit.
Fundjava ka sjellë rënie të temperaturave, e cila do të vazhdojë edhe në fillim javë, duke bërë që termometri të mos shënoj më shumë se 31 gradë celcius, në rang vendi.
Megjithatë edhe këto temperatura do të zgjasin shumë pak, pasi e mërkura do të sjell, kthjellim të motit dhe rritje të temperaturave, duke e bërë kohën të favorshme për të vazhduar pushimet në det.
5 ditëshi i fundit i gushtit do të sjell një mot edhe më të ngrohtë. Sipas metereologëve, vendi ynë rrezikohet të gjendet në periferinë e një vale tjetër të të nxehtit afrikan, por sigurisht që temperaturat me një maksimale prej 40 gradësh, që u arritën në korrik nuk do t’i përjetojmë më.
Deri në fund të tij muaji i fundit i verës, pritet të shënoj temperatura jo më shumë se 35 apo 36 gradë në maksimunin e vlerave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...