Pas stuhisë dhe reshjeve të dendura të shiut në mbarë vendin ditën e djeshme, një mot i tillë është ka përfshirë edhe pasditen e sotme Vlorën. Stuhia e pazakontë nuk ka kursyer as zonat bregdetare. Mbrëmjen e sotme në Vlorë, shiu ka mbuluar rrugët e qytetit, ndërsa pushuesit nxitonin të zinin ambiente më të sigurta.

Ky mot i pazakontë vjen pas një periudhe të gjatë me temperatura që shkonin deri në mbi 40 gradë celsius.
Pas këtyre dy ditëve me mot të keq, temperaturat janë ulur ndjeshëm.
Meteorologët parashikojnë që moti i paqëndrueshëm të vazhdojë edhe përgjatë kësaj jave. Problem në disa zona janë edhe kufizimet e shpeshta të energjisë elektrike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












