Shqipëria mbledh më pak të ardhura se vendet e tjera të rajonit në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. Kjo performancë e dobët në mbledhjen e të ardhurave konstatohet nga Komisioni Europian në raportin për ekonomitë e Ballkanit. Niveli i lartë i evazionit fiskal dhe ekonomisë informale, si dhe rendimenti I ulët I tatimeve dhe doganave janë arsyet kryesore pse administrata nuk arrin të mbledhë të ardhurat
Në një kohë kur rritja e taksave është përcaktuar si opsion për qeverinë në marrëveshjen me FMN-në, në rast se nuk përmirëson performancën fiskale, raportet e ndërkombëtarëve tregojnë se Shqipëria mbledh më pak taksa se të gjithë vendet e tjera të rajonit në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar.

Ndërkohë që vendet e tjera të rajonit mbledhin të ardhura gati dyfish më shumë në raport me prodhimin kombëtar.
Sipas Komisionit Europian, Maqedonia mbledh të ardhura në masën 31.6% të GDP-së, Mali i Zi 42.9 %, Serbia 40.3 %, Bosnje Hercegovina 38.9 %. Ndërkohë që ne lëmë prapa vetëm Kosovën, me një nivel të mbledhjes së të ardhurave prej vetëm 26.8 %.
Niveli i lartë i evazionit fiskal dhe ekonomisë informale, si dhe rendimenti i ulët i tatimeve dhe doganave janë arsyet kryesore e performancës së dobët në mbledhjen e të ardhurave. Kjo ka detyruar qeverinë, që në kushtet kur nuk ka mundur të mbushë buxhetin me taksat e rritura, të bëhet gati për një aksion të përqendruar në dy muaj për mbledhjen me forcë të detyrimeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












