Nisma “adopto një çerdhe”, “shton oreksin” – dikush do adoptimin e një dogane, Julian Deda do kryeministrinë

Shares

Nisma e kryebashkiakut Erion Veliaj, “adopto një çerdhe”, është përcjellë edhe me nota humori e gallate, që prej ditës së linçimit të saj.
Më i fundit,”propozim” vjen sot nga aktori i mirënjohur i humorit Julian Deda. Me “oreks më të madh” nga të tjerët ai kërkon të adoptojë kryeministrinë.

capturejd“Dua ti bashkohem nismës ‘apokaliptike’ të Erit, për të adoptuar një institucion. Dua të adoptoj institucionin e kryeministrisë. Madje dua ta riparoj. Si fillim do heq atë tënden e shëmtuar, pastaj do marr atë kërpudhën dhe do e çoj atje ku derdhen plehrat e qytetit. Me të mbaruar me fasadën, do filloj riparimin e brendshëm. Ju do pyesni me cilat lek do i bej unë këto punë, se nuk jam as biznesmen e as i pasur tokash. Pyetje e drejte. Këtë nuk e di, por më thanë se ti jep vetë Eri. Me pak fjale, është me gjasme.
P. S. Show qesharak bashkiak vazhdon..!”,
shkruan Julian Deda në “Facebook”.
Një propozim origjinal, ka qenë këto ditë edhe ai i nismës “#Thurje”, e cila as më shuam e as më pak, kërkonte adoptimin e nga një pike doganore.

nisma“Si fillim, le të fillojmë të gjithë të adaptojmë nga një pikë doganore, duke qenë se qeveria i ka lënë jetime. Le të kujdesemi për paratë e buxhetit që derdhen lumë nëpër xhepat e abuzuesve. Le të solidarizohemi së pari për zbatimin e ligjit. Sepse nëse nuk ndodh kjo më shumë gjasa çerdhet do të rregullohen nga ata që zhvatin paratë e doganave e tatimeve.
Adapto një pike doganore Erion!!!”,
përfundon mesazhi i “#Thurje”-s.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...