Presidenti Nishani: Reforma e Drejtësisë në duart e militantëve ekstremistë politikë

Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i cilëson sulme politike reagimet e përfaqësueseve të qeverisë pas kthimit për rishqyrtim nga kreu i shtetit i ligjit për Arsimin e Lartë dhe atë për Turizmin.
Në një intervistë për TV Klan kreu i shtetit deklaron se ka bërë detyrën e tij kushtetuese për të mos mbyllur sytë përballë paligjshmërisë dhe zhbërjes së standardeve të cilat vërehen sipas tij në dy ligjet të cilat nuk morën pëlqimin e tij.
“Sulme politike dhe për fat të keq fjalori banal, herë pas here është një daulle që shqiptarët e dëgjojnë prej dy vjetësh nga qeveria ndaj Presidentit. Këto sulme nuk mund të fshehin zhbërjen e standardeve dhe paligjshmërinë e akteve të miratuara nga mazhoranca apo qeveria”.
Mungesë të standardeve kreu i shtetit po sheh edhe në reformën në drejtësi. Ai thotë se po shmangen ekspertët dhe kjo reformë e rëndësishme po u lihet në dorë militantëve ekstremistë politikë.
“Ajo që kam konstatuar me shumë kujdes dhe shpreh me shqetësim është shmangia nga mendimi profesional, shmangia e ekspertëve dhe angazhimi i militantëve partiakë ektremistë”.
Sa i takon dekriminalizimit, një çështje e nxehtë që pritet të jetë në qendër të sezonit të ri parlamentar në vjeshtë Presidenti thotë se alternaliva e vetme që ka politika është të pastrojë radhët e saj nga të inkriminuarit dhe në këtë pikë ka dhe një mesazh për këdo që mendon ndryshe.
“Ata që mendojnë që mund të tejkalojnë kohën, proceset, etapat dhe të tolerojnë prezencën e personave të tillë, ata jo vetëm që kanë minuar demokracinë në vend, por ata njëkohësisht kanë shërbyer për humbjen e besimit të madh të qytetarëve shqiptarë ndaj institucionit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...