Klevisa Kajtazi: Nuk kthehem në shtëpi, prindërit më dhunojnë. 14-vjeçarja kërkesë për mbrojtje dhe strehim në qendër sociale

Shares

Pasi Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për motrën e vogël, Klevisa Kajtazi, kjo e fundit ka kërkuar urdhër-mbrojtje nga gjykata pasi, sipas saj prindërit e dhunojnë.
Sipas policisë, K. Kajtazi ka bërë kërkesë  për ta marrë në mbrojtje policia si edhe kërkoi strehim në një qendër sociale në Tiranë. Ndërsa prindërit pritën pas seancës gjyqësore për të marrë vajzën, K. Kajtazi ka refuzuar të kthehet në familje nga frika se mos e dhunojnë.
Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Orialda Kajtazi, ndërsa për Klevisa Kajtazin, gjykata caktoi masën “detyrim paraqitje” dy herë në muaj. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, 14-vjeçarja ka shkuar në shtëpi me prindërit, ndërsa ka bërë kërkesën për mbrojtje për shkak të dhunës që prindërit ushtrojnë ndaj saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...