Fier, konflikt mes dy të rinjsh, i mituri godet me thikë 18-vjeçarin

Shares

Konflikti mes dy të rinjve ka përfunduar me plagosjen me armë të ftohtë të njërit prej tyre. Pas një konflikti verbal, 14-vjeçari D.R ka qëlluar me thikë 18-vjeçarin M.H nga fshati “Sheq i Madh” i Fierit. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në shëtitoren e qytetit të Fierit ku ka pasur shumë qytetarë dhe turistë. Konflikti  dy të rinjve krijoi kaos tek qytetarët që panë të gjithë skenën e ngjarjes, dhe menjëherë i dhanë ndihmën e parë 18-vjeçarit që u plagos, deri sa mbërriti ambulanca.
Menjëherë në vendngjarje mbërriti ambulanca që dërgoi të riun në spital, si edhe policia që shoqëroi autorin e plagosjes. Ndërkaq kanë nisur hetimin për të zbardhur rrethanat që çuan në konfliktin mes dy të rinjve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...