Qeveria nis operacionin për të luftuar bizneset informale në vend, duke nxitur lëvizje të tipit “çartiste” nga an e konsumatorëve. Thirrja ka ardhur nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili në një takim me drejtuesit e doganave dhe tatimeve në të gjithë vendin, duke ju kërkuar atyre angazhim maksimal për të luftuar këtë fenomen, ka linçuar “thirrjen”, sipas së cilës, “konsumatorët kanë të drejtë të mos paguajnë nëse nuk marrin asnjë kupon”.
Kreu i qeverisë, Edi Rama, tha se në masat që do të miratojë Parlamenti në shtator do të parashikohet dënim i tatimorëve që nuk raportojnë bizneset informale që kanë nën kontroll.
“Në kuadër të masave të reja ligjore do të jepet propozimi për të rënduar ndjeshëm dënimin për punonjësit tatimorë që fshehin aktivitetet tregtare të pandershme. Fitorja e kësaj beteje është e barabartë me ulje taksash, rritje rrogash dhe mundësi shumë e madhe për investime publike. Një nga masat e marra do të jetë një tabelë në çdo biznes ku të thuhet se konsumatorët kanë të drejtë të mos paguajnë nëse nuk marrin asnjë kupon”, u shpreh kreu i Qeverisë.
Rama i kërkoi drejtuesve të doganave dhe tatimeve të bëjnë kujdes që punonjësit e tyre të bëjnë kujdes në sjelljen me bizneset.
Në fund të fjalës së tij Rama premtoi se lufta kundër informalitetit do të nisë nga bizneset e mëdha dhe do të vijojë deri te dyqanet e lagjeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












