Gruaja e trimit është kthyer në shtëpi. 26-vjeçarja, Edmonda Trimi është rikthyer tek tre vajzat dhe bashkëshorti i saj, Niko, i cili disa ditë më parë e denoncoi në polici për dhunë dhe braktisje.
Ajo u kthye në shtëpi dhe ka përqafuar tre ajzat e saj si dhe i premtoi familjes së saj se nuk do të largohet më prej tyre. Çifti u pajtua dhe kanë festuar për këtë duke i premtuar njëri-tjetrit se do të rregullonin gabimet dhe do të qëndronin bashkë në vatrën familjare.
Kur policia e gjeti, Edmonda tha se nuk e kidhte rrahur ajo të shoqin, por Niko atë dhe ajo vetëm sa i është përgjigjur me dhunë.
Në denoncimin e tij te News 24, Niko tha:
“E kam kapur me telefonata, Facebook dhe lidhje jashtëmartesore, më tradhtonte vazhdimisht, vidhte gjëra shtëpiake e shumë gjëra të tjera. E ka bërë 3 herë të tjera këtë gjë, ka ikur në Korçë e ka kapur policia e Korçës. Herën tjetër e kam kapur vetë tek autobusët duke ikur për në Greqi. E kam falur se s’kisha çfarë të bëja. Vjehrri me vjehrrën më kanë thënë që ta fal se nuk do bëjë më. Edhe vetë e më qe ulur duke thënë nuk ta bëj më. Fëmijët nuk i donte, i rrihte e i torturonte. Ka ikur në mëngjes herët, kemi qenë në gjumë”.
Niko Trimi i kërkoi policisë të gjente bashëshorten e tij dhe ta kthente në shtëpi pasi do ta falte për hir të vajzave. Duke marrë parasysh kërkesën dhe gjendjen e N. Trimit, policia e la të lirë Edmonda Trimin, duke ndaluar vetëm largimin jashtë Shqipërisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












