SHËNIM/ Edi Rama takon drejtuesit e Policisë dhe mban një fjalim vetëm për Fatmir Xhafajn

Shares

Artur Bego

Në më se tre vjet qeverisje, Edi Ramën e kemi parë jo pak herë “live” në takim me policë e drejtues Policie, saktësisht sa herë prezantohej ndonjë aplikacion i ri në celularë, sa herë prezantohej ndonjë aksesor i ri në uniformën e re të Policisë, sa herë prezantohej ndonjë motor apo makinë e Policisë…,etj …, etj (por jo sa herë kapej ndonjë ton drogë, këtej e andej detit apo kufirit tokësor)… Sigurisht, gjithmonë nuk kishte si të mungonte në këto shfaqje “live” ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Çuditërisht Edi Rama u rishfaq sërish sot para kamerave në një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit. Në takim nuk është se u prezantua ndonjë aplikacion i ri në celular, as ndonjë kopse apo spaletë e uniformës së policisë, ashtu sikurse as edhe ndonjë mjet motorik i ri. Por, me ato çfarë ai deklaroi, dukej se kjo dalje ishte kot fare, me demek për të prezantuar ministrin e ri të Brendshëm Fatmir Xhafajn.
Por, as ato që tha Edi Rama sot në takimin me policët, nuk ishin të reja. Fraza për angazhimin e Policisë në prishjen e ndërtimeve pa leje (por jo për dështimin në luftën antidrogë), për përmirësimin e shërbimeve në zyrat e Policisë (por jo për dështimin në arrestimin e të shumëkërkuarit Kelmend Balili), (nuk)kanë munguar edhe herë tjetër.
Këto fraza ishin të reja, për të vetmin person që në këto tipe takimesh merrte pjesë për herë të parë, për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafajn. Me pak fjalë, Edi Rama, harxhoi sot minutazhin e tij, por edhe të operatorëve të TV që zgjodhën ta transmetojnë “live”, për një fjalim që duhet ta dëgjonte vetëm Fatmir Xhafaj…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...