Përplasja PS-LSI, Koço Kokëdhima negocion me Ilir Metën – ogur i keq pas precedentit me Tom Doshin

Shares

Përplasjet PS – LSI risjellin në vëmendje edhe Koço Kokëdhimën. Dalja në këtë skenë e këtij personi vjen me statusin e “negociatorit”. Një takim i Koço Kokëdhimës me Ilir Metën, të enjten në një lokal të Sarandës, me emrin “e shenjtë” atë të “Santa Quaranta”, rikonfirmon rolin si “negociator” të “mëkëmbësit” të Edi Ramës.
tom-doshi-koco-final_1Ndërsa besohet se temë dikutimi Meta – Kokëdhima kanë qenë zhvillimet e fundit në koalicion, mendja të shkon te ky rol i më hershëm i deputetit socialist…, me Tom Doshin…,  një tjetër deputet ish-socialist.
Jo aq për paralelizëm, se sa për të evidentuar aftësinë e Koço Kokëdhimës si “negociator”, kujtojmë këtu se pas takimit të tij me Tom Doshin, ky i fundit u flak nga PS…, si “armik”.
Nisur nga kjo “aftësi” e Koço Kokëdhimës, takimi i tij me Ilir Metën është një ogur i keq për fatin jo të mirë të koalicionit PS – LSI, pritshmëria e të cilit të adreson te i njëjti fat, sikurse ai me precedentin e Tom Doshit…, pas negociatave të Koço Kokëdhimës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...