Një nënë shqiptare e cila shkoi në Gjermani si azilkërkuese, ka humbur djalin e saj 9-vjeçar pasi është mbytur në një pishinë publike. Afërdita Nuhaj nga Fieri shkoi tre muaj më parë në Gjermani për të kërkuar një jetë m të mirë, por një muaj pasi shkoi si azilante, humbi djalin e saj. Ai kishte hyrë të lahej në një pishinë publike dhe është nxjerrë në gjendje kome. Ai u shtrua në spitalin në Montein të Gjermanisë dhe qëndroi atje në vdekje klinike për 12 ditë, dhe më pas i mituri vdiq.
Fatkeqësia e nënës 36-vjeçare që humbi tragjikisht djalin e saj në një shtet ku kishte shpresa të mëdha për një jetë të re, nuk mbeti me aq. Dy muaj pas vdekjes së të birit, autoritetet gjermane e kanë njoftuar për akuzën ndaj saj: vrasjen e djalit.
“Është e tmerrshme ajo që po më ndodh mua. Shkova në Gjermani për të siguruar një jetë më të mirë për familjen time, por humba fëmijën. Autoritetet gjermane, në vend që të hetojnë personat përgjegjës për vdekjen e djalit, më akuzojnë mua për vrasje nga pakujdesia”-shpreh me dhimbje nëna e djalit.
Ajo i bën apel autoritetve shqiptare që ta ndihmojnë nga padrejtësia që po i bëhet nga shteti gjerman.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












