Frroku kërkon lirinë për t’u gjykuar në Belgjikë, ndryshohet avokati dhe gjyqtari

Shares

Mark Frroku është paraqitur sot rreth orës 10:00 në Gjykatën e Lartë për të kërkuar vendim për një shkallë më të ulët. Deputeti kristian-demokrat kërkon masën e sigurisë “arrest shtëpie” kundrejt në garancie pasurore prej 10 mijë eurosh si edhe lirimin e tij për të marrë pjesë në seancën gjyqësore që zhvillohet ndaj tij në Belgjikë më 19 tetor 2015. Seanca gjyqësore po zhvillohet  me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se avokati Genc Gjoklutaj është zëvendësuar nga avokati Dhimitër Muslia dhe po ashtu është ndryshuar edhe gjyqtari. Që prej 3 prillit, Mark Frroku është në arrest me burg. I akuzuar për vrasje në Belgjikë në vitin 1999, Frroku kërkon lirimin e tij nga burgu për t’u gjykuar në Belgjikë ku procesi  tij për vrasjen e Aleksandër Kurtit ëshë ende i hapur.
Gjykata e Tiranës ka dërguar kërkesën që çështja e Frrokut në Belgjikë të transferohet për gjykim në Shqipëri.
Në Shqipëri Frroku akuzohet për fshehje të pasurisë, ndërsa në Belgjikë ai akuzohet për vrasje me paramendim dhe shfrytëzim prostitucioni.
Sot,  trupa e gjykimit të çështjes së Frrokut është kthyer nga pushimet vetëm për të shqyrtuar kërkesën e Frrokut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...