Akademiku Artan Fuga ka publikuar në “Facebook” shqetësimin e një qytetari nga Vlora.
Nën titullin, “Lajm nga Vlora: Informacione nga miqtë e nderuar të faqes”, shoqëruar me apelin “Kush ka një matrapykë për ujësjellësin???”, Profesor Fuga, poston edhe shqetësimin e qytetarit.

Ky postim nuk ka kaluar pa komente ironike.

“Asociacioni që më dha fjala ‘Matrapyka’, matra-pazër, pykë në diell, pika që nuk u bije, ku hanë pykë ata…?, rrofsh zoti Lalo! Ja se po e sjellim ne këtej nga Ndroqi. Thuaju se jam gati unë, Artani, tu blej një matrapyyyyyykë!”.
Ndërsa Ertila Zaloshnja, komenton,
“Po kur nuk kanë mjetet e punës, çfarë bëjnë gjithë ditën atje tundin derën? Si e justifikojnë rrogën që marrin? Kush i kontrollon?”.
Fatjon Kolndreu, një tjetër qytetar ka ironizuar me komentin,
“Ku do që vete matrapykën e mbaj me vete”.
Ndërsa qytetarja tjetër, Luljeta Xhindole komenton,
“Një ndërmarrje që s’ka mjete pune si mund të quhet ndërmarrje…, për të qeshur…, jo jo për të qarë”…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












