Bllokimi i mjeteve për gjobat e papaguara, qytetarët: Masa drastike për të mbushur buxhetin

Shares

Drejtuesit e mjeteve kanë reaguar pas njoftimit të policisë për bllokimin e automjeteve në rast mospagese të gjobës. Për ta, këto masa janë drastike me qëllim mbushjen e buxhetit të shtetit.
Madje, qytetarët ankohen se shumë prej gjobave janë të vendosura në mënyrë të padrejtë.
Policia njoftoi ditën e djeshme se se duke filluar nga data 1 shtator do t’u bllokohet mjeti drejtuesve që nuk kanë shlyer gjobat, dhe nëse ajo nuk shlyhet brenda 3 muajve, mjeti do të konfiskohet.
E ndërsa vendimi fillon në zbatim më 1 shtator, disa prej drejtuesve të automjetve kanë nisur t’i shlyejnë ato, njëkohësisht duke bërë dhe verifikimet për gjobat që janë vendosur pa dijeninë e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...