Që në mars të vitit 2014 Shërbimi Informativ Shtetërore, ka informuar policinë e shtetit për ulje-ngritjet e avionëve të vegjël në Shqipëri, që përdoreshin për trafik droge.
Ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është informuar nga SHISH-i se në zonën e Vlorës, Filerit, Lezhës dhe Dukagjinit ulen avion të vegjël që transportojnë drogë për në drejtim të Italisë. Në dosjet me mbishkrimin e klasifikuar, mësohet se është njoftuar edhe Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka referuar materialet në Prokurorin për Krime të Rënda për vazhdimin e hetimeve. Këto raporte sekrete mësohet se fillimisht nuk janë marr për bazë duke neglizhuar verifikimin e tyre, të cilat i referoheshin banorëve të zonave nga ku mendohej se bëhej trafiku i drogës. Ndërkohë, me ngecjen e avionit të vogël të pilotit Italian Giorgo Riformato, policia në bashkëpunim me prokurorin për Krime të Rënda ka vënë në lëvizje strukturat e saj për të verifikuar këto të dhëna të SHISH.
Burimet thonë se pas arrestimit të italianit Riformato, prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimet duke verifikuar edhe informacionet e SHISH për trafikun e drogës. Hetuesit thonë se janë siguruar disa dëshmi të banorëve të zonës së Dukagjinit, Vlorës, Fierit dhe Lezhës ku disa prej çobanëve të fshatit kanë konfirmuar informacionin e SHISH. Por pavarësisht se kanë kaluar mbi një vit nga nisja e hetimeve ende nuk ka asnjë rezultat konkret edhe pse në hapësirën ajrore shqiptare vazhdojnë të shfaqen avionë të vegjël që përdoren për trafikun e drogës.
Burimet nga prokuroria, thonë se vështirësia e këtij hetimi ka të bëj edhe me kontrollin e hapësirës ajrore shqiptare nga radarët primar të Forcave të Armatosura dhe ato sekondar të Alb-Controllit të cilat herë pas herë janë fiksuar se nuk janë të ndezur. Për këtë shkak edhe nuk identifikojnë avionët e vegjël që cenojnë hapësirën tonë ajrore, duke kryer trafik droge.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












